VIDEO/ Një javë nën rrënoja mes të ftohtit, nxirret e gjallë gruaja në Turqi

13 Shkurt 2023 | 09:43

Lajme të mira vijojnë të vijnë nga Turqia, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 ditë nga tërmeti shkatërrimtar, persona të gjallë vijojnë të nxirren ende nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë, pas 166 orësh nën rrënoja, një grua të moshës 60-vjeç në provincën Adiyaman.

Nga pamjet e publikuara nga mediat turke shihet dhe momenti kur gruaja nxirret me barrelë dhe e mbështjellë me batanije nga rrënojat e tërmetit.

Numri total i të vdekurve tejkaloi këtë të hënë 34 mijë në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Pritet që kjo shifër të rritet për shkak të numrit të madh të personave që gjenden ende nën rrënoja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026