VIDEO| Pamjet e 1997, kur Berlusconi përlotej për tragjedinë e Otrantos

13 Qershor 2023 | 11:22

Ish-kryemninistri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare, duke bërë që i gjithë shtypi italian të rikthejë edhe njëherë në vëmendje karrierën e gjatë të tij në politikë dhe biznes.

Nga momentet e ish-kryeministrit u publikuan dhe njëherë pamjet nga viti 1997, kur Berlusconi u përlot përpara kamerave për tragjedinë e Otrantos.

Asokohe në opozitë, Berlusconi doli në mbështetje të emigrantëve shqiptarë teksa tha se Italia duhet t’u gjendet pranë dhe të pranojë ata të cilët braktisin vendin fqinj për një jetë më të mirë.

“Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”, tha Berlusconi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026