VIDEO/ Përmbyset kamioni në aksin Korçë-Kapshticë, shkak era e fortë

11 Shkurt 2026 | 19:27

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ku për shkak të erës së fortë një kamion është përmbysur në rrugë pasi ka përplasur një mjet tjetër që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.

Sipas policisë, kamioni me tonazh të rëndë po udhëtonte nga Korça drejt Kapshticës, pak kilometra pas fshatit Belorta. Për shkak të erës së fortë, kamioni është përmbysur, duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit të vogël që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Megjithëse aksidenti ishte i frikshëm, të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Përmbysja e kamionit bllokoi qarkullimin në të dyja anët e rrugës nacionale Korçë-Kapshticë për më shumë se 40 minuta. Aktualisht, lëvizja në këtë aks është rikthyer në normalitet.

https://streamable.com/uwozmn
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së...
15:31 | 29/06/2026