VIDEO/ Rama nis inspektimet në Vlorë, fokus tek shëtitorja e Plazhit të Vjetër

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
13 Prill 2026 | 10:09

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë inspektuese në qytetin e Vlorës, ku e ka nisur turin e takimeve në terren nga shëtitorja e Plazhit të Vjetër, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore dhe turistike në zonë.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, si dhe nga inxhinierët e projektit, Rama është njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe detajet teknike të ndërhyrjes, e cila synon transformimin e kësaj hapësire në një zonë moderne dhe funksionale për qytetarët dhe turistët.

Gjatë inspektimit, u theksua rëndësia e përfundimit në kohë të projektit, si dhe standardet që duhet të përmbushë kjo shëtitore për të garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri në shërbim të komunitetit.

Vizita në Vlorë pritet të vijojë edhe me inspektime të tjera në pika të ndryshme të qytetit, në kuadër të investimeve publike dhe përgatitjeve për sezonin turistik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka mbërritur në punimet e Samitit të NATO-s në Ankara. Rama mbërritit i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ferit...
10:12 | 08/07/2026

Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic

Tre persona, mes tyre një punonjës i Policisë së Shtetit, janë arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, i...
09:58 | 08/07/2026

Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme këtë të mërkurë ka dalë me një njoftim zyrtar teksa ka bërë me dije se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për...
09:42 | 08/07/2026