VIDEO/ “Rrugorja” vendos 248 gjoba për mosrespektim të pozicionimit në rrugë te Komuna e Parisit
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë veprime ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në Unazën e Madhe, në zonën pranë Komunës së Parisit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës së fundit u konstatuan 3770 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht.
Policia vendosi rreth 248 masa për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, një shkelje që nxit manovra të rrezikshme dhe krijon kaos në trafik, 32 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, një shkelje veçanërisht e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe konstatoi 57 automjete të ndaluara/pushuara, të kapura duke lëvizur në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për respekt rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e parametrave të sigurisë rrugore.
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet