Video| Rusia djeg qytetin kyç në Ukrainë, e sulmon me bomba me fosfor

6 Maj 2023 | 15:03

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me bomba me fosfor.

Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, qyteti i Bakhmutit mund të shihet në flakë, ndërsa një si lëndë e bardhë e dyshuar si fosfor, bie mbi qytet.

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte.

Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t’u shuar. Rusia është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë.

Moska është përpjekur të marr në zotërim Bakhmutin për muaj të tërë. Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa të Moskës kanë vdekur gjatë betejës për qytetin.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se sulmi me fosfor kishte në shënjestër “zonat e papushtuara të Bakhmutit”.

Është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht sulmi i supozuar, por pamjet e shpërndara nga Ukraina me sa duket të kapur nga një dron vëzhgimi.

Në video shihen ndërtesa të shumta të qytetit të Bakhmutit të cilat ndodhen në flakë.

Video të tjera të postuara në mediat sociale treguan zjarre që shpërthyen në tokë dhe re të bardha fosfori që ndriçojnë qiellin e natës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026