VIDEO| Sulmohet me armë ndërtesa e modeles shqiptare, ajo fshihet në dollap
8 Prill 2023 |
12:37
Ndërtesa në të cilën banon modelja shqiptare në New York, Xhesika Berberi, është sulmuar me armë.
Lajmin e ka bërë publik vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një video teksa fshihet në dollapin e rrobave.
Modelja deklaron në video se agresori ndodhet ende në ndërtesë i armatosur dhe ndaj i duhet të fshihet deri në neutralizimin e tij nga ana e policisë.
“Po fshihem në dollapin e rrobave pasi dikush ka qëlluar ndërtesën ku unë jetoj dhe ai po fshihet ende në ndërtesë me një armë në dorë. Po dëgjoj shumë helikoptere jashtë. Është shumë e frikshme”, thotë modelja në video.
Përmes një postimi të dytë modelja, pohon se ajo ndodhet e sigurt pas evakuimit të saj nga policia.

LEXO GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë