VIDEO/ Të armatosur dhe me çekiç në dorë, ja momenti kur autorët grabisin argjendarinë në Kamëz

18 Maj 2026 | 17:54

Pamjet e grabitjes së armatosur të ndodhur një ditë më parë në Kamëz janë bërë publike, ku një argjendari u sulmua nga dy persona të armatosur.

Sipas pamjeve, autorët kanë hyrë me shpejtësi në ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e armëve që mbanin në dorë, kanë thyer xhamat e vitrinave ku ndodheshin bizhuteritë. Më pas, ata janë larguar me shpejtësi me një motor, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim.

Grabitja ka zgjatur më pak se një minutë. Autorët kanë qenë të maskuar gjatë gjithë kohës, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e tyre deri në zonën e Zall-Herrit, ku dyshohet se kanë vijuar arratisjen.

Në një moment, gjatë largimit, ata kanë humbur kontrollin e motorit dhe janë rrëzuar, por kanë arritur të vijojnë arratisjen. Deri tani, policia ka mundur të përcaktojë vetëm drejtimin e largimit të tyre.

Nga ana tjetër, janë shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikim, por më pas janë lënë të lirë pasi nuk janë gjetur lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve paraprake, vlera e sendeve të arit dhe argjendit të marra arrin deri në 7 milionë lekë të vjetra. Punonjësja e argjendarisë ka deklaruar se në momentin e grabitjes nuk ka qenë në pjesën e përparme të dyqanit, por në ambientet e pasme, ndaj nuk është përballur drejtpërdrejt me autorët.

Pamjet tregojnë gjithashtu një prej grabitësve të armatosur që qëndron jashtë duke bërë roje, ndërsa tjetri brenda mbledh sende me shpejtësi dhe largohet me një çantë të mbushur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026