VIDEO | Të shtëna me armë në Durrës, “Ranger Rover” përplas dy efektivë policie
Dy efektivë policie janë plagosur mbrëmjen e sotme në Rrugën e re të Portit në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një person që lëvizte me një automjet tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë në sens të kundërt, nuk i është bindur urdhërit të bluve të qytetit bregdetar për të ndaluar.
Drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen duke i përplasur dy punonjësit e policisë.
Njëri prej punonjësve të policisë ndodhet aktualisht për ndihmë mjeksore në urgjencën e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Sikundër duket edhe nga pamjet filmike të siguruara nga “Euronews Albania”, pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas.
Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se në automjet bashkë me drejtuesin ka qenë edhe shtetasi Hysen Pici, i cili ka qëlluar në drejtim të policisë.
Forcat operacionale të DVP Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e tij, ndërsa vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës