VIDEO/ Tentoi të ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

31 Dhjetor 2025 | 09:47

Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e së martës, çoi në arrestimin e një 31-vjeçari që mbante me vete armë zjarri pa leje.

Ai u arrestua brenda një lokali në qytet, ndërsa tentoi të ikte sapo kuptoi që po arrestohej nga efektivët e policisë.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai dyshohet se në vitin 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Po ashtu, ai dyshohet se mund të jetë i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas lëvizte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Target’. Si rezultat i operacionit, policia ushtruan kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, ku u konstatua shtetasi A.Q., i dyshuar si i armatosur. Sapo pa forcat e policisë, ai tentoi të largohej me shpejtësi për të shmangur arrestimin, por u kap dhe neutralizua. Nga kontrolli fizik, policia gjeti dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash. Në përfundim të veprimeve procedurale, A.Q., 31 vjeç, banues në Korçë, u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026