VIDEO| Thirrje fashiste në mes të Romës, opozita italiane akuza Melonit

9 Janar 2024 | 15:41

Udhëheqësit e opozitës italiane i kanë bërë thirrje qeverisë së krahut të djathtë të Giorgia Melonit të ndalojë grupet neofashiste pasi u shfaq një video e qindra burrave duke përdorur përshëndetjen fashiste gjatë një mitingu në Romë.

Turma u mblodh jashtë ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti neo-fashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore që u shndërrua në partinë Vëllezërit e Italisë të Giorgio Melonit, raporton Guardian.

Mbledhja vjetore, e mbajtur të dielën, shënoi 46 vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga krahu rinor i partisë tani të paprekur. Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Qendrës së majtë, Ellie Schlein, shkroi në rrjetet sociale që Roma në vitin 2024 duket si 1924.

“Ajo që ndodhi është e papranueshme. Grupet neofashiste duhet të shpërbëhen, siç e përcakton kushtetuta”, ka shkruar ajo.

Kreu i partisë centriste “Aksioni”, Karlo Kalenda, ka vlerësuar se është një “turp i papranueshëm” për demokracinë europiane, ndërsa lëvizja “Pesë Yjet” ka njoftuar se do të bëjë padi.

Regjimi fashist i Benito Musolinit mori pushtetin pas “Marshimit në Romë” në tetor 1922 dhe në prill 1924 siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme përpara se të mbyllte sistemin shumëpartiak të Italisë. Riorganizimi i partisë fashiste të Musolinit ishte i ndaluar nga kushtetuta italiane e pasluftës, e cila gjithashtu ndalonte shprehjen e ideologjisë dhe propagandës fashiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026