VIDEO/ Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

19 Korrik 2025 | 16:58

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec.

Në përplasjen e fundit janë përfshirë pronari i hotelit “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij 26-vjeçar Johan Muçllari, kryeplaku i Tushemishtit Ilirjan Tasellari dhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt janë vënë nën hetim nga autoritetet.

Sherri dyshohet se ka nisur për një rrugë pranë kufirit të pronës së kryeplakut, të cilën e pretendon si të tijën biznesmeni Muçllari. Ky i fundit ka vendosur një gardh rrethues në zonën e debatueshme, çka ka acaruar më tej marrëdhëniet mes palëve. Kryeplaku Tasellari ka raportuar disa herë rastin në polici, por konflikti ka vijuar dhe është përshkallëzuar në përplasje fizike.

Ngjarja është pjesë e një zinxhiri incidentesh të përsëritura, që pritet të hetohen më tej nga autoritetet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026