Video| Vidhet banesa në Tiranë, momenti kur hajdutët hyjnë nga tarraca

18 Shtator 2024 | 17:08

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas pasi dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur sende me vlerë 15 000 euro.

Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Balla, 25 vjeç, Denis Myftari, 23 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre, Ervin Xaka.

Policia ka arrestuar gjithashtu Florian Çelën, një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi Denis Myftari, ka ruajtur shtetasin Leonard Balla, i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro.

Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Ervin Xaka, ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit Florian Çela.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026