VIDEO| Po vidhen “Range Rover-at”, autorët me maska silikoni si Admir Murataj
Ky është momenti kur në orët e para të mëngjesut të 3 qershorit ky automjet “Range Rover” model ‘evoque’ vidhet pranë Vorës.
Ora shënon 02 e 46 minuta dhe autorëve që duken në pamje dy persona, u duhen vetëm 80 sekonta për të çaktivizuar alarmin pasi kanë thyer xhamin e shoferit, e më pas për të ndezur automjetin.
Të vetëdijshëm se po filmohen nga kamera sigurie, autorët veprojnë të pa shqetësuar, pasi janë të kamufluar me maska silikoni, të ngjashme me ato që perdori Admir Murataj në supergrabitjen e rinasit, ngjarje ku mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur me policinë.
Autorët gjithashtu janë të pajisur me doreza për të mos lënë gjurmë.
Megjithëse kanë kaluar gati 2 javë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar mekanizmin që është përdorur për të vjedhur me lehtësi automjetin e vitprodhimit të fundit.
Në pamjet e kamerave të sigurisë duket edhe automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët, një ‘audi A8’ i bardhë pa targa, i cili i shoqëron pas vjedhjes së “Range Rover-it”.
Euronews Albania mëson se pak ditë më parë një tjetër automjet Range Rover është vjedhur në të njëjtën mënyrë po në qarkun e Tiranës.
Në vitin 2021, shtatë automjete të tilla u vodhën në harkun kohor të pak muajve në disa qytete të vendit.
Në atë kohë autorët që dyshohet të jenë të njëjtët, arritën t’i shpëtonin një operacioni policor duke djegur pranë zonës së Tapizës një automjet që sapo kishin vjedhur.
Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur me qëllim për tu përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu ç’montuar për pjesë.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn