VIDEO/ Vinin nga Durrësi dhe vidhnin bizneset në Tiranë, arrestohen dy persona
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që vinin nga Durrësi në kryeqytet dhe kryenin vjedhje në biznese të ndryshme.
Policia njofton se dy të arrestuarit dyshohet se gjatë kësaj jave kanë vjedhur para dhe pajisje në 3 dyqane në kryeqytet ndërsa atyre iu është sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin.
“Menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar ‘Duo’, gjatë të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se dy shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht; më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën ‘Bardhyl’; dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike në një dyqan në Rrugën e Kavajës. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun