VIDEO virale e robotit rus të armatosur dhe gati për luftë alarmon rrjetin

5 Gusht 2022 | 19:38

A e keni parë katalizatorin e makthit kolektiv që po qarkullon aktualisht në internet?

Frika është e lidhur me një video e cila tregon një ‘qen’ robot i cili qëllon në mënyrë tërësisht të pavarur me mitraloz!

Sipas analistëve ka edhe lajme të mira, dhe të këqija.

Ndoshta kjo është thjesht një lodër e rrezikshme e ndërtuar nga një djalosh rus i apasionuar pas teknologjisë.

Pasi u bë virale, videoja është gjurmuar nga mediat online dhe autori i saj u konfirmua të jetë themeluesi i kompanisë ruse Hoverbike të quajtur Alexander Atamanov, i cili e ngarkoi videon në Youtube dhe Facebook që në mars të këtij viti – duke e titulluar atë ‘Gun-Dog Bot’ ose ‘Arma Qen-Robot’.

Alexander Atamanov

Duke hetuar më tej në faqen e tij në Facebook, Atamanov duket se zbavitet duke luajtur me pajisje ushtarake si APC dhe helikopterë luftarak.

Por, sipas Sean Hollister, senior-editor për agjencinë e lajmeve The Verge, ky nuk është as rasti i parë dhe as nuk do të jetë i fundit, ndaj interneti nuk ka pse preokupohet apo alarmohet deri në këtë pikë.

Sipas Hollister, Atamanov duket si një djalosh rus i apasionuar pas armëve, por ky qen nuk është gjëkundi gati për luftë.

Ama, gazetari amerikan i ka disa paralajmërime që e meritojnë realisht frikën tonë.

“Për mendimin tim, ky robot nuk ka aspak gjasa të ndiqet seriozisht si një armë për luftë. Unë e kuptoj nëse një video e një qeni që gjuan me një armë plotësisht automatike ju tremb.

Megjithatë, një moment më i mirë për të filluar të shqetësoheshit mund të kishte qenë tetori i vitit të kaluar, kur një kompani në të vërtetë publikoi një ‘qen robot’ me armë, i cili është ndërtuar qëllimisht për këtë detyrë.

Roboti spur. Credits: SWORD International

Një moment tjetër kur mund të ishit shqetësuar, ishte kur shtatorin e kaluar u zbulua se shkencëtari kryesor bërthamor i Iranit u vra nga një robot vrasës që kontrollohej nga një snajper mbi 1600 km larg.

Apo prilli i kaluar, kur ushtria franceze filloi testimin e qenit robot Spot të Boston Dynamics në skenarë luftimi, pa dyshim pa ndonjë armë të dukshme të montuar mbi shpinë, por shumë më fatal.

Ushtarë francezë testojnë robotin SPOT. Credits: Boston Dynamics

Ose ndonjë nga rastet kur kemi parë robotë të vegjël pa këmbë qeni – si të themi, dronët e vegjël – të pajisur me armatim. Bota gradualisht po arrin të kuptojë se teknologjia me të vërtetë ekziston për t’i kthyer robotët në armë vdekjeprurëse, dhe mendimi vërtet i frikshëm është se ata mund të fillojnë të vrasin në mënyrë autonome, nëse nuk kanë filluar deri tani. Duket pothuajse e pashmangshme në këtë pikë, qen apo jo,” – thotë Hollister.

Dhe kjo vërtetë është e frikshme…

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’

Starmer tha gjithashtu se kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të kalojë më pak kohë duke u përqendruar në diplomaci dhe çështje...
17:24 | 04/07/2026

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
17:14 | 04/07/2026