VIDEO| Vizitori i muzeut ha bananen-instalacion
Një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte “i uritur”.
Vepra artistike e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga banane e pjekur e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit.
Pasi hëngri bananen, studenti Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën në mur, shkruan BBC.
Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.
Incidenti, i cili zgjati më shumë se një minutë, u regjistrua nga miku i zotit Noh.
Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.
Në videon e postuara në internet, dëgjohen thirrjet “më falni”, ndërsa zoti Noh heq bananen nga muri. Ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë pasi dhoma qetësohet.
Më pas ai ngjit lëkurën në mur dhe pozon për një moment përpara se të largohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Instalacion kundër ndotjes, nisma e peshkut Goby edhe në Durrës
- Instalacion, autobusi që ra në Lanë nuk do lëvizet nga vendi i ngjarjes
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta