VIDEO| Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi, e krahasojnë me Hitlerin
Një pjesë e kundërshtarëve të Aleksandër Vuçiç në Serbi e kanë krahasuar atë dhe gjuhën e përdorur prej tij me Hitlerin. Shumë prej tyre kanë shpërndarë imazhe në rrjete sociale ku duket ngjashmëria e fjalimive, të Vuçiç me Hitlerin.
Kështu një serb i quajtur Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin.
Ai ka shkëputur një fjalim të Vuçiçit i cili çuditërisht duket identik me Hitlerin.
Mimikat, gjestet dhe toni i fjalimit janë të njëjta. “Një popull, një perandori, një udhëheqës…”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.
Krahasim të njëjtë i ka bërë edhe një kompozitor e artist muzikor në Serbi, Zvonimir Tot.
Anketa të shumta tregojnë se mbështetja për Aleksandër Vuçiçit po bie gjithnjë e më shumë.
Që nga sulmi në Banjskë përkrahje ka rënie edhe më të madhe, përfshirë këtu edhe skandalet e ndryshme që po publikohen nëpër mediat serbe e ato ndërkombëtare për qeverinë dhe epokën e Vuciçit.
Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi, e krahasojnë me Hitlerin.
Hitler je znao da slika i crta, a Vučić…
Hitler je napisao programsku knjigu, a Vučić…
Hitler se sa svojim saradnicima družio od mladosti i nikog nije ubio… https://t.co/zN18YwIGmc— Danijela Rankovic (@DanijelaRankov4) December 3, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar