VIDEO/ Zjarri rrezikon banesat në Shpirag, kërkohet evakuimi i banorëve

26 Korrik 2025 | 12:30

Situata në malin e Shpiragut, në afërsi të Beratit, vijon të jetë serioze, ndërsa zjarri i madh ka avancuar pranë zonave të banuara, duke vendosur në rrezik banesat.

Nga dita e djeshme, mbi dhjetëra forca zjarrfikëse dhe dy helikopterë të ushtrisë po angazhohen në shuarjen e flakëve, ndërsa ndihmë u jep edhe ushtria me forcat e saj tokësore.

Autoritetet lokale dhe emergjencat civile kanë nisur procesin e evakuimit të banorëve në zonat më të prekura, për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar sigurinë e jetës së tyre.

Situata mbetet e ndërlikuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, që po pengojnë punën e forcave zjarrfikëse.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026