Vidhet gjatë natës një dyqan bulmeti në Pogradec, dëmi mbi 2 milionë lekë
Një dyqan bulmeti është grabitur gjatë orëve të natës në lagjen nr. 3 në Pogradec, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 2 milionë lekësh.
Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë hapur me forcë dyqanin dhe kanë marrë të gjithë mallin që ndodhej brenda tij. Pronari i biznesit ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, kur ka shkuar për të hapur ambientin.
Ai shprehet se kjo është hera e dytë që dyqani i tij vidhet brenda pesë muajsh, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.
“Jemi të shqetësuar dhe të frikësuar për punën tonë. Nuk punohet në këtë formë, të vidhet dy herë një biznes në qendër të qytetit dhe të mos kapet askush. Duam që policia ta zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Nuk jemi aspak të qetë dhe nuk e di nëse do ta vazhdoj më këtë punë; është hera e dytë brenda 5 muajsh”, është shprehur pronari jashtë kamerave.
Burime bëjnë me dije se edhe për rastin e parë të vjedhjes nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po punon për të zbuluar lëvizjet e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit