Vidhte para nga kasafortat e bizneseve, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

19 Shkurt 2025 | 10:46

Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 kanë finalizuar operacionin policor “Safe Box”, ku është arrestuar 57-vjeçari Roland Hyka, i dënuar më parë për vjedhje.

Ai akuzohet për vjedhjen e shumave të mëdha parash nga kasafortat e bizneseve dhe banesave, gjatë muajve të fundit.

Nga hetimet, u zbardhën 5 raste vjedhjesh të kryera nga Roland Hyka, ku ai ka vjedhur para të konsiderueshme, më konkretisht:

  • 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl Frashëri” më 16 shkurt 2025.
  • 300,000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku” më 2 shkurt 2025.
  • 370,800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie më 13 dhjetor 2024.
  • Një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave më 10 nëntor 2024.
  • Një shumë parash në zyrat e një kompanie në rrugën “Abdyl Frashëri” më 19 shtator 2024.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi disa nga sendet e forta që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026