Vodhi 12 automjete për 48 orë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

17 Shkurt 2025 | 15:23

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, si të dyshuar për një seri vjedhjesh në automjete në kryeqytet. Sipas bluve të kryeqytetit në pranga përfundoi shtetasi me inicialet E. N., banues në Tepelenë.

Sipas hetimeve, i riu kishte thyer xhamat e 12 automjeteve gjatë 48 orëve të fundit, duke vjedhur sende personale dhe shuma parash nga brenda tyre. Vetëm gjatë natës së djeshme, ai ka kryer 6 vjedhje në një parkim në zonën e Astirit.

Operacioni u organizua pas denoncimeve të shumta të qytetarëve dhe në bazë të të dhënave të siguruara nga inteligjenca informative.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse E. N. ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore.

“Komisariati i Policisë Nr. 6 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “The End”, duke vënë në pranga një 29-vjeçar të dyshuar për një seri vjedhjesh në automjete. I arrestuari, shtetasi E. N., banues në Tepelenë, dyshohet se ka thyer xhamat e 12 automjeteve gjatë 48 orëve të fundit, duke vjedhur sende personale dhe para nga brenda tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026