Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt

20 Qershor 2026 | 17:26

Kryeministrja italian, Giorgia Meloni ka vijuar replikat me presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me deklaratat e tij të fundit ndaj saj. Meloni shkruan se deklaratat e Trump janë sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara teksa ka theksuar se janë të pakuptimta.

Sa i përket popullaritetit të saj, ajo theksoi se kjo ka ardhur nga aftësia e saj për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë dhe jo nga miqësia me Trump.

“Presidenti Trump, këto sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikesha juaj sigurisht që nuk më ka ndihmuar dhe as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe pikërisht këtë kam bërë gjithmonë.

Këtë bëra edhe në lidhje me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë që unë jam Kryeministre. Italia mbetet një shtet sovran.

Në çdo rast, popullariteti im nuk është shqetësimi juaj. Ju sugjeroj të përqendroheni te popullariteti  juaji”, shkruan Meloni.

Në një postim në Truth Social, Trump ka këmbëngulur se Meloni i ka kërkuar vazhdimisht atij të bëjnë një foto gjatë samitit të G7 në Francë. Ndër të tjera, ai shprehet se popullariteti i Melonit në Itali ka rënë ndjeshëm, pasi, sipas tij, ajo i ka kthyer shpinën Amerikës kur i kërkoi përdorimin e bazave ajrore dhe në rastin kur ajo mbrojti Papa Leon gjatë kritikave të Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026