Vijon dëbimi i emigrantëve nga SHBA, nisin fluturimet drejt gjirit të Guantanamos

6 Shkurt 2025 | 15:55

Administrata amerikane vijon ofensivën ndaj emigrantëve ilegalë, e nisur që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Grupi i parë i haitianëve të dëbuar mbërriti në vendin e Karaibeve ditën e martë.

Njëri prej tyre, Mario Montès ka sqaruar se si u arrestua pasi kishte qëndruar në Amerikë për thuajse një vit.

“Po shkoja në punë kur agjentët e emigracionit më ndaluan dhe më kërkuan të shkoja me ta pasi me ardhjen e presidentit të ri duheshin plotësuar disa dokumente të reja. Shkova në zyrën e tyre, por ata më vunë prangat dhe më thanë se do të më rikthenin në vendin tim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, El Salvadori është vetofruar për të marrë të dëbuarit dhe kriminelët e dhunshëm, edhe nëse ata janë shtetas amerikanë, në burgun e madh ku ndodhen 40 mijë të dënuar e ku flitet se shkelen vazhdimisht të drejtat e njeriut.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio e cilësoi lëvizjen “marrëveshjen më të jashtëzakonshme dhe më të paprecedent në botë”.

Po të martën u realizua dhe fluturimi i parë për dëbimin e emigrantëve në gjirin e Guantanamos, në Kubë – bëri të ditur sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Në javën e parë të presidencës së dytë të Trump, autoritetet dëbuan rreth 7 mijë e 300 persona të kombësive të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026