Vijon “furtuna” në Policinë e Shtetit, të tjera ndryshime
Gjatë kësaj të mërkure kanë vijuar lëvizjet dhe emërimet e reja në disa drejtori dhe struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, në kuadër të riorganizimeve të brendshme.
Për hetimin e krimit ekonomik, në Policinë e Shtetit është emëruar Florjan Rrasa, i cili do të mbajë këtë detyrë në një nga sektorët kyç të luftës kundër kriminalitetit financiar.
Ndryshime janë shënuar edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku Taulant Gjoka është emëruar zëvendësdrejtor për rendin.
Nga drejtimi i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë është larguar Edvin Peçi, ndërsa paralelisht janë regjistruar lëvizje edhe në sektorin e Antidrogës në Policinë e Tiranës.
Në nivel vendor, një ditë më parë janë bërë disa emërime të tjera në strukturat e kufirit. Arbër Zemani është caktuar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtori i mëparshëm i këtij institucioni është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Në Shkodër, Agim Basha, i ardhur nga Akademia e Sigurisë, është emëruar Drejtor i Kufirit, ndërsa në Durrës këtë detyrë e ka marrë Altin Lila. Ish-drejtori i këtij institucioni, Ermal Lila, është transferuar si specialist në Policinë e Shtetit.
Ndryshimet vijnë si pjesë e ristrukturimeve të brendshme që po vijojnë në disa nivele të policisë këtë të mërkurë.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit