Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 20-të për të konstituuar Kuvendin

23 Maj 2025 | 11:47

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi për të 20-tën herë radhazi ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të ri ndërsa seanca  e radhës konstituive është caktuar për më 25 maj.

Pavarësisht thirrjeve të aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partitë parlamentare në Prishtinë nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por PDK dhe AAK e kanë kundërshtuar hapur këtë propozim, duke e cilësuar si përçarës.

LDK, ndërkohë, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të propozuar nga LVV për këtë post.

Propozimi për ta zhvilluar votimin për kryeparlamentarin në mënyrë të fshehtë është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kërkuar pezullimin e çdo seance deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, për të 12-tën herë nuk është arritur të formohet as komisioni që do të mbikëqyrte këtë votim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026