Kurti i drejtohet Kallas: Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, teksa ka bërë thirrje që ato të hiqen plotësisht.
Kurti i ka thënë shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, të cilën e takoi në Prishtinë, mbrëmjen e 22 majit, se “Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.
Më herët, të enjten, në Beograd, Kallas ka thënë se është “thellësisht e përkushtuar” për t’i inkurajuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë “me të vërtetë momentumin aktual që kemi në procesin e zgjerimit” të BE-së.
“Po, ky proces ka qenë në zhvillim prej mjaft kohësh, por gjithmonë ekziston një moment politik, dhe ky moment politik është tani – Evropa e Bashkuar është një vizion për të cilin duhet të punojmë të gjithë”, ka theksuar ajo.
Në Prishtinë, ndërkaq, Kallas ka thënë se “Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE”. Ajo ka porositur se “përparimi mund të arrihet vetëm përmes reformave të vazhdueshme”.
Me kryediplomaten evropiane – e cila vizitoi Prishtinën të enjten, pas qëndrimit në Beograd – Kurti ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë