Kush janë të “fortët” e arrestuar në restorantin në Lalëz, detaje nga operacioni
Policia ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës pasi kishte marrë informacione se një grup personash po qëndronte në ambientet e lokalit dhe ishin të armatosur.
Pas këtij informacioni, forcat speciale kanë ndërhyrë duke arrestuar 7 persona me precedentë të rrezikshëm kriminalë, të cilët ndodheshin të ulur në të njëjtën tavolinë.
“Ditën e djeshme, Policia e Durrësit siguroi informacion se disa shtetas të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndodheshin në një restorant në Gjirin e Lalzit dhe dyshohej se ishin të armatosur. Shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit, ku ndodheshin shtatë persona të ulur në një tavolinë, prej të cilëve tre rezultuan me rrezikshmëri të lartë. Gjatë operacionit u arrestuan të shtatë shtetasit, ndërsa nga kontrolli fizik u sekuestruan katër armë zjarri tip pistoletë me fishekë në folé, të gatshme për qitje, që dyshohet se i mbanin me vete në mënyrë të paligjshme”, thotë policia.
Të arrestuarit janë:
- Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas urdhrit të Gjykatës së Breshias (Itali) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Plaku ishte arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë kontrollit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
- Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër. I kërkuar nga SPAK dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit iu gjetën dy dokumente të falsifikuara dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole.
- Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet dhe rezident në Holandë. I shpallur në kërkim për “Trafikim mjetesh motorike” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, lidhur me një hetim për vrasje me armë zjarri në Shkodër. Iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole në çantën personale.
- Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet. Akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
- O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
- F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat vepra penale.
- A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Gjatë operacionit, përveç armëve të zjarrit, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në euro dhe sende të tjera me interes hetimor.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të kësaj grupi dhe lidhjet e tyre me ngjarje të rënda të ndodhura në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë