Duke ngrënë krudo në resortin luksoz, momenti i arrestimit të të “fortëve” në Lalëz

23 Maj 2025 | 11:14

Një operacion i mirëorganizuar nga Policia e Shtetit ka çuar në arrestimin e shtatë personave me precedentë të rëndë penalë, tre prej të cilëve të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni u zhvillua në ambientet e një resorti luksoz në Gjirin e Lalzit, ku të ndaluarit u kapën në befasi teksa po drekonin.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur forcat operacionale ndërhyjnë të armatosura në restorant. Në sfond dëgjohen urdhrat e oficerëve që kërkojnë nga personat në tavolinë të shtrihen për tokë. Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për praninë e individëve në kërkim në zonë.

Kush janë të arrestuarit:

  • Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës – i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, me urdhër nga Gjykata e Breshias. I arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole.
  • Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër – i kërkuar nga SPAK me masë sigurie “arrest në burg” për disa akuza të rënda përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për vrasje. U kap me dokumente të falsifikuara dhe një armë me fishek në fole.
  • Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë – në kërkim për trafikim mjetesh motorike dhe përfshirje në një hetim për vrasje në Shkodër. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri në çantën personale.
  • Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet – akuzohet për mbajtje pa leje të armëve, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit. Iu sekuestrua një armë zjarri dhe municion.
  • O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për moskallëzim dhe përkrahje të autorit të krimit.
  • F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat akuza.
  • A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026