Organizuan vrasjen e Plakut, Apeli lë në fuqi vendimin për Gjonin dhe 3 të tjerët

16 Prill 2025 | 15:20

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë.

Gjithashtu në fuqi janë lënë dënimet dhe për 3 të pandehurit e tjerë , Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni.

Rexhep Rapi do të vuajë një dënim me 5 vite burg, ndërsa Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni do të vuajnë dënimin me nga 4.8 vite burg.

Të pandehurit janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe për formimin dhe përfshirjen në një grup të strukturuar kriminal.

Ish-shefi i krimeve ka bashkëpunuar me Algert Rapin dhe pjesën tjetër të grupit për planifikimin e vrasjes së Xhevdet Plakut.

Hetimet e SPAK nisën mbi bazën e informacionit të dërguar nga Prokuroria e Rrethit Limburg në Holandë, dhe sipas SPAK, ka rezultuar se Rexhep Rapi dhe Xhevdet Plaku kishin pasur një konflikt të gjatë, pas vrasjes së familjarit të Rexhep Rapit, Sali Rapi, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s, Itali.

Në vitin 2014, Xhevdet Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s për vrasjen e Sali Rapit. Sipas SPAK, në shenjë hakmarrje, Rexhep Rapi organizoi një grup kriminal për të vrarë Xhevdet Plakun. Grupi përfshinte Algert Rapin (nipin e tij), Dejvi Gjermeni dhe Dedan Gjoni, si dhe Fatjon Dervishi, i cili u vra më pas në një atentat më 27 shtator 2023.

Hetimet e SPAK zbuluan se pas ndalimit të Xhevdet Plakut nga policia shqiptare në vitin 2019, Dedan Gjoni informoi Dejvi Gjermeni për lëvizjet e objektivit, duke i dhënë informacion të detajuar mbi orarin e daljes nga Drejtoria e Policisë. Ky informacion u përcoll më pas te Algert Rapi dhe Rexhep Rapi, të cilët ishin organizuar për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut, por plani u dështua.

Ky rast është pjesë e një hetimi të gjerë që ka përfshirë disa anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dhe dëshmon për përpjekjet për hakmarrje dhe veprimet e rrezikshme të grupeve kriminale në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026