Vijon numërimi i votave me postë në Kosovë, rezultatet deri tani

1 Mars 2025 | 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Me 14.36 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33 për qind prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68 për qind apo 583 vota.

Ndërkaq, Paria Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48 për qind.

Për këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

KQZ-ja ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime.

Përveç votave të diasporës, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

LVV-ja po ashtu po prin bindshëm sa u përket votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026