Vijon “telenovela” e mandatit të “Shqipëria Bëhet”, Xhuveli kërkon rikthimin në garë
Mandati i vetëm i fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i përbërë nga forcat politike të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, vijon të jetë në qendër të përplasjeve.
Pas pretendimeve të Zeqir Kordhonit, kandidatit të listës së mbyllur dhe i afërm i Shabanit, në skenë hyn Kleana Xhuveli, e renditur e treta në të njëjtën listë dhe e përzgjedhur nga Lapaj.
Xhuveli i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me kërkesën për të revokuar dorëheqjen e saj nga kandidimi, duke argumentuar se vendimi është marrë pas një rishqyrtimi të kujdesshëm dhe konsultimesh me mbështetësit dhe strukturat politike.
Kjo lëvizje pritet të ndikojë në dinamikën e shpërndarjes së mandatit në Qarkun Tiranë, duke rritur paqartësitë në një proces tashmë të tensionuar.
Pakti mes dy partive brenda koalicionit është tronditur nga kthesat e Kordhonit, i cili kërkoi rivlerësimin e kandidaturës së tij, duke vënë në diskutim pritshmëritë e Lapajt për të marrë mandatin.
Në reagim, Lapaj ka paralajmëruar se as Shabani, as Kordhoni nuk do të marrin mandatin.
Megjithatë, situata mbetet e paqartë, pasi në listën e mbyllur janë edhe emra të tjerë, përfshirë Ana Dajkon, e renditur e para dhe e përzgjedhur nga Lapaj, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
KQZ-ja pritet të marrë një vendim mbi këto kërkesa, duke përcaktuar fatin e mandatit të diskutuar në javët e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia