Vijon zhvarrimi në Izjum, BE kërkon Gjykatë Speciale për krimet në Ukrainë

18 Shtator 2022 | 12:08

Me ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, ekipet e ekspertizës po punojnë në Izjum për të identifikuar trupat në varret masive.

Vlerësohet se në tërësi janë 430 varre, por mund të ketë më shumë. Shumica e trupave kanë shenja torture. Kjo masakër po krahasohet me atë që trupat ruse kryen në Buça.

“Sot në Izjum, në vendin ku u zbulua varreza masive, vazhdoi procesi i zhvarrimit. Po kryhen edhe ekzaminimet e trupave dhe janë gjetur prova të reja për kryerjen e torturave. Janë gjetur gjithashtu mbi 10 dhoma torturash në qytete të ndryshme të çliruara në rajonin e Kharkivit”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Presidenca e BE-së, që këtë 6-mujor mbahet nga Republika Çeke, ka shtruar mundësinë e ngritjes së një gjykate speciale për krimet e kryera në Ukrainë.

Ndërkohë, pas Izjumit, marrja nën kontroll e Kupianskut është objektivi i radhës për të dëbuar trupat ruse. Burime të ndryshme deklarojnë se ukrainasit e kanë marrë qytetin, por situata në terren mbetet e paqartë.

“Është ende herët për të folur për çlirimin e plotë të Kupianskut, pasi një pjesë është pastruar, por trupat tona u tërhoqën prej andej pasi për të vazhduar më tej na duhen pajisje ushtarake të tjera”, u shpreh Bronik, luftëtar ukrainas.

Avancimi i ukrainasve vazhdon, ndonëse paksa i tërhequr. Artileria ruse ndërkohë raportohet se ka vrarë dy civilë pasi sulmoi Donjeckun dhe një tjetër në rajonin e Kharkivit.

Nga ana tjetër, autoritetet pro-ruse deklarojnë se 4 persona mbetën të vrarë dhe 3 të plagosur nga një sulm që ua atribuojnë ukrainasve në qendër të Donjeckut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026