Vijon zvarritja e “Dosjes 184”, PD i kërkon Gjykatës së Dibrës transferimin e saj në GJKKO
Pas katër vitesh hetime dhe ping-pongut mes prokurorive, në Dibër nisi me shtyrje procesi gjyqësor për dosjen e bujshme 184 lidhur me shit-blerjen e votave.
Shumica e personave që ishin të pranishëm në seancë ishin viktimat në këtë proces apo e thënë ndryshe personat, të cilët u është hequr ndihma ekonomike ose janë shkarkuar nga puna, për shkak se nuk kanë pranuar të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2016-s.
“Jemi viktimat, ato që duhen këtu janë në drejtim të paditur “, tha njëri nga akuzuarit.
Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Demokratike, avokati Indrit Sefa tha kanë bërë ankim kundër vendimit të prokurorisë për pushim të akuzave, për shumicën e personave të hetuar. Gjithashtu ndër të tjera avokati Sefa tha se kërkohet që kjo dosje të hetohet dhe gjykohet nga SPAK dhe gjykata e posaçme.
“Partia Demokratike është e bindur se të gjithë personat nën hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Është SPAK që duhet ta hetojë këtë çështje dhe gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit”, tha avokati i PD-së.
Seanca për kalimin ose jo për gjykim të dosjes me vetëm 4 persona u shty për më 29 janar pasi Partia Demokratike si palë kallëzuese në këtë çështje, ka kërkuar të njihet me fashikujt e plotë të prokurorisë përfshirë përgjimet. Ndërkohë në seancë mungonin shumica e personave për të cilët prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve.
“Çuditërisht policia dhe Gjykata e Dibrës nuk kanë gjetur banesën e kryetarit të bashkisë’, shtoi më tej avokati Sefa.
Për dosjen 184 , një muaj më parë prokuroria përfundoi hetimet dhe mori të pandehur për shpërdorim detyre, ish-shefin e komisariati Robert Aga, ish-drejtorin e Arsimit Drini Gjeci, administratorët e njësive administrative Tomin dhe Lurë Nuri Meda dhe Hasan Hoti, të cilët duke shfrytëzuar postet shtetërore kanë shfrytëzuar dhe kanosur zgjedhësit për të votuar kandidatit socialist për kryebashkiak.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike: Nuk u bë drejtësi
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta