Vila 31 bëhet skenë arti, hapet ekspozita “Gjeografia e përkujdesjes”
Në kuadër të Javës së Evropës, në Vilën 31 në Tiranë u çel ekspozita “Gjeografia e përkujdesjes”.
Tre artistë, Mariana Kostandini, Olsi Hoxha dhe Orestia Kapedani, sjellin tri qasje mbi realitete shoqërore, hapësinore dhe politike, duke i lidhur veprat edhe me vetë historinë e vilës.
Një prej instalacioneve të artistit Olsi Hoxha ndalet te pianoja e diktatorit, e konceptuar si një vepër interaktive për vizitorët.
“Puna tjetër është një punë instalative e bërë enkas për këtë vend, që e kam bërë për pianon e diktatorit. Është një lum tingujsh, është një punë interaktive, ku piano shërben si ego, ku vetë vizitorët do të vijnë dhe do të luajnë piano”, thotë Olsi Hoxha.
Ndërkohë, Orestia Kapedani, në veprën e saj “Dypërnjahja”, ndalet te historia e gjyshit dhe fshati i origjinës, duke ndërthurur arkivën me kujtesën personale.
“Punët janë të ndara në dy kapituj, Qafë Molla dhe Fan. Në kërkimet e mia bashkohen shumë dokumente. Është një kërkim pak më i gjatë që tek unë erdhi si nevojë edhe për t’u gjendur fizikisht. Të mundohesh të ruash çfarë ke mundësi, tenton të ruash diçka që po zhduket”, thotë Orestia Kapedani.
Ekspozita “Gjeografia e përkujdesjes” eksploron kufijtë, ritualet dhe praktikat, duke vënë në pah brishtësinë e kufijve territorialë, shoqërorë dhe personalë.

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë