Viola von Cramon: Masa nga BE nëse Serbia nuk bashkëpunon

20 Tetor 2023 | 17:59

Eurodeputeteja dhe raportuesja për Kosovën Viola von Cramon ka deklaruar për mediat serbe se Milan Radoiçiç duhet të ekstradohet në Prishtinë, për t’u hetuar lidhur me sulmin në Banjskë.

Sipas saj, institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për hetimin dhe zbardhjen e të vërtetës në ngjarjen e 24 shatorit.

Von Cramon theksoi se EULEX-i dhe KFOR-i janë “partnerë ndërkombëtarë të besueshëm” të cilët do të monitorojnë hetimet. Sipas eurodeputetes në procesin gjyqësor ndaj autorëve të sulmit do të marrin pjesë dhe gjyqtarë nga veriu i Kosovës.

Eurodeputetja konfirmoi se rezoluta parashikon masa nga institucionet e Brukselit nëse Serbia nuk lejon hetimet.

“Serbia duhet të bashkëpunojë për të siguruar fakte dhe të dhëna nga terreni. Nëse Serbia dështon të bashkëpunojë, nëse hetimi nuk është transparent atëherë do të vendosen masa kufizuese”, paralajmëroi Von Cramon.

Si pjesë e masave të BE, eurodeputetja tha se janë në diskutim anulimi i takimeve të nivelit të lartë për udhëheqjen serbe, si dhe ndërprerjen e fondeve të BE për infrastrukturën ose masat që ndikojnë në negociatat e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lidhur me takimet e Vuçiç ne Krinë, ajo vuri në dukje se investitorët nga Gjermania punësojnë 800 mijë  njerëz në Serbi, ndërsa Kina nuk ka hapur asnjë vend pune në Serbi.

“Nëse vendimi është të shkojmë me Kinën dhe Rusinë, atëherë është gjithashtu në rregull. Ne nuk e marrim këtë vendim, ky është padyshim një vendim i Serbisë. Por ende kam shpresën dhe përshtypjen se lidershipi i Serbisë ka interes t’i japë vendit një orientim drejt Perëndimit”, tha Von Cramon.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takuan ballë për ballë të dielën , pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe...
09:59 | 20/07/2026

Presidenti i Hungarisë pranon të japë dorëheqjen pasi ndryshimi i ligjit i jep fund mandatit të tij

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka pranuar të japë dorëheqjen pas nënshkrimit të një amendamenti kushtetues të miratuar nga partia në pushtet Tisza e kryeministrit,...
08:20 | 20/07/2026

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026