Viti 2024 nis mbarë për kuqezinjtë, 3 futbollistë shënojnë gol
Futbollistët e kombëtares shqiptare e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri 2024. 3 prej tyre kanë arritur të gjejnë golin, Myrto Uzuni, Armando Broja dhe Rey Manaj.
Ky i fundit po shkëlqen në kampionatin turk, duke kaluar një super formë, teksa skuadra e tij renditet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit.
Të dielën, Sivasspor mposhti Kayserispor në transfertë me rezultatin 1-3. 26-vjecari Manaj luajti titullar, ndërsa do të ishte protagonist në minutat e fundit ku shënoi dopietë, në të 93 dhe 98, teksa njëri prej golave u shënua me 11 metërsh. Kjo ishte fitorja e 6-të për Sivasspor, e cila renditet në vendin e 10-të me 24 pikë.
Më herët gol shënoi Armando Broja në kupë ndaj Preston, ndërsa u vlerësua maksimalisht nga trajneri Pochettino, i cili e konsideroi ndër lojtarët më të talentuar në Evropë.
Myrto Uzuni po ashtu e nisi mbarë 2024, me Granadan që mori fitoren 2-0 ndaj Cadiz, ku goli i parë erdhi nga beratasi. Titullarë me ekipet e tyre luajtën dhe të tjera futbollistë kuqezi, si Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balli e Ramadani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta