Viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar nis më 14 shtator

13 Korrik 2026 | 18:44

Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator. Urdhri i përbashkët i firmosur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisë kanë përcaktuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2026-2027, sipas të cilit mësimi në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të mbyllet më herët, konkretisht më 4 qershor 2027, për t’i hapur rrugë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të mbahen në periudhën 7 deri më 28 qershor.

Ndërkohë, pushimet dimërore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të nisin më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasin deri më 4 janar 2027. Për arsimin bazë janë parashikuar edhe pushime pranverore nga data 29 mars deri më 2 prill 2027.

Sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027.

Edhe për arsimin profesional janë përcaktuar datat e nisjes së mësimit dhe të provimeve përfundimtare. Mësimi do të nisë më 14 shtator për shumicën e strukturave arsimore profesionale, ndërsa për disa programe të arsimit pas të mesëm, procesi mund të nisë deri në javën e tretë të tetorit.

Provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të niveleve të ndryshme do të zhvillohen përgjatë muajve maj dhe qershor, ndërsa Matura Profesionale do të mbahet në të njëjtën periudhë me Maturën Shtetërore, nga 7 deri më 28 qershor 2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026