Vizita e Lajçak në Kosovë, Afrim Hoti: BE po bën hapa serioz për të marrë drejtimin e dialogut me Serbinë

12 Tetor 2020 | 20:52

Afrim Hoti, pedagog dhe njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutoi në Euronews Tonight me Eno Mujën zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe vizitën që i dërguari i posaçëm, Miroslav Lajçak do të zhvillojë në Kosovë.

Hoti u shpreh se dialogu ka vështirësinë kryesore te fakti se të dyja palët përballen me detyrimin për t’i thënë po një marrëveshjeje që do të sjellë njohjen e ndërsjellë të shteteve.

Ai tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit, tashmë Bashkimi Evropian po ndërmerr hapa më serioze për sa i përket dialogut, por edhe për çështjet e integrimit.

“Bashkimi Evropian po bën hapa pak më serioz për të marrë drejtimin e palëve kah një dialogu përfundimtar, në këtë prespektivë shohim edhe vizitën e zotit Lajçak në Kosovë dhe përpjekjet e BE-së për të marrë udhëheqjen dhe për të dhënë dritën jeshile për të dyja vendet që të jenë pjesë e BE-së,” – u shpreh Hoti.

Nga Brukseli nuk është dhënë ndonjë afat konkret se kur mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas pedagogut Hoti “momenti po afron” dhe BE-ja “ka kuptuar se Serbia po jep sinjale për qasje pozitive dhe në momentin kur kjo qasje do të jetë edhe nga Kosova atëherë BE-ja do të bindet se marrëveshja nuk do të jetë e largët”.

I pyetur nëse kryesor në procesin e dialogut është Brukseli, apo Uashingtoni, pedagogu Hoti u shpreh se të dyja “plotësojnë njëra-tjetrën”, por që duke pasur parasysh se Kosova dhe Serbia kërkojnë integrimin, shohin më shumë BE-në. Megjithatë Hoti këmbënguli se roli i SHBA-së është i pa-zëvendësueshëm.

“Procesi formal do të udhëhiqet nga Brukseli, por garant i zbatimit të tij do të jetë Uashingtoni,” – u shpreh Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026