Vizita në Vatikan, Rama lutet në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga vizita e tij në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania. Rama shkruan se pati një ndjesi të veçantë gjatë vizitës së tij në bazilikë.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre. Gjatë vizitës, Rama ka kryer edhe lutje në bazilikë.
“MIRËMËNGJES dhe me ndjesinë e veçantë të vizitës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, e në vigjilje të takimit me Atin e Shenjtë, ju uroj një ditë sa më të paqtë”, shkruan Rama.
Lutja e kryeministrit Edi Rama:
O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut!
Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL