Vizita e ministrit të jashtëm grek Dendias në Tiranë shoqërohet me protesta nga çamët
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias e nisi vizitën e tij zyrtare në Tiranë mes thirrjeve “turp, turp” të një grupi protestues të thirrur nga PDIU dhe shoqata Çamëria.
Diplomati grek e ka zhvilluar takimin e parë me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndërsa më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, si dhe kreun e Opozitës, Lulzim Basha, si dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule.
Çështja e kufirit detar me Greqinë, është tema e nxehtë, që pritet të diskutohet sot gjatë takimeve që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të diskutojë me krerë të shtetit dhe të politikës në Tiranë.
Protestuesit u përplasën me policinë jashtë ambienteve të Ministrisë së Jashtme, pasi lideri i PDIU, Shpëtim Idrizi lajmëroi se do ta vazhdonin protestën pavarësisht se kërkesa e tyre për tubim ishte refuzuar për shkak të COVID-19.
Ai akuzoi ministrin grek Dendias se zgjodhi kohën e COVID për të vazhduar presionin grek ndaj 12 miljeve detare që Greqia pretendon, ndërsa tha se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte bërë një “kal Troje i Greqisë”.
Lajmi në përditësim…
Lexoni gjithashtu:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë