Viziton sot Serbinë, Presidenti i Kinës: Miqësi e çeliktë mes vendeve tona
Ditën e sotme Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Serbinë, ku do të takohet me homologun e tij Aleksandër Vuçiç dhe figura të tjera të rëndësishme
Sipas mediave të huaja, Xi Jinping tha sot se mezi pret të takohet me Vuçiç dhe liderë e miq të tjerë serbë me të cilët do të diskutojë miqësinë, do të planifikojë bashkëpunimin dhe siç thekson ai, do të injektojë gjallëri të re në miqësinë e çeliktë midis Kinës dhe Serbisë.
Ai tha për gazetën “Politika” se si president i Republikës Popullore të Kinës, kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Serbi, duke theksuar se skenat miqësore gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd tetë vjet më parë, janë ende të gjalla në mendjen e tij.
Po ashtu Xi shtoi se që atëherë bashkëpunimi i ngushtë i të dy palëve ka arritur tashmë rezultate të frytshme.
“Në mes popujve të Kinës dhe Serbisë ka pasur gjithmonë një afrimitet, pavarësisht distancës së madhe mes nesh. Gjatë luftës së ashpër Antifashiste dhe në periudhën e shtetndërtimit të tyre në shekullin e kaluar, popujt e dy vendeve kanë fituar një miqësi e çeliktë që shtrihet në kohë dhe hapësirë. Në mes të transformimit të vazhdueshëm të botës, të paprecedentë në një shekull, mbështetja e ndërsjellë e të dy palëve është më e fortë, bashkëpunimi reciprokisht i dobishëm është më i ngushtë, ndërsa shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë janë më kuptimplotë”, ka thënë Xi.
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve