Vizitoni virtualisht dhe luani me 50 mijë imazhet e fototekës “Marubi”
Në një kohë kur masat e COVID-19 ndalojnë vizitat në muzetë e vendit, “Marumi” mund të vizitohen virtualisht në pamje tredimensionale. Qytetarët gjithashtu kanë mundësi që të shfletojnë dhe arkivin përmes internetit, ku bëjnë pjesë 50 mijë imazhe.
Luçiano Bedeni, drejtor i fototekës “Marubi”, shprehet se projekti është i Ministrisë së Kulturës për digjitalizimin e siteve të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe galerive të vendit.
“Ka disa mënyra mund të aksesojnë, përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe gjithashtu përmes rrjeteve tona sociale, të muzeut “Marubi”, Facebook apo Instagram”, tha z. Bedeni lidhur me mënyrat e aksesit.
Një tjetër nisëm e muzeut “Marubi” është dhe argëtimi për fëmijët, të cilët nëpërmjet lojës mos u nxeh, njihen në pika të ndryshme me historinë e qytetit të Shkodrës.
“Kemi dy programe që kemi vendosur në dispozicion për fëmijët. Loja mos u nxeh është një prej tyre, që i dedikohet vlerave trashëgimore të qytetit. Gjithashtu është dhe një tjetër program, bardhezi me ngjyra, ku disa nga imazhet e Marubeve i kemi kthyer në imazhe lineare, ku fëmijët mund t’i shkarkojnë dhe t’i ngjyrosin në kohën e lirë”, tha drejtori i fototekës “Marubi”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur