Vjedhje, drogë dhe armë! Arrestohen 6 persona të shpallur në kërkim në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Policia njofton se të arrestuarit janë të dënuar për vepra të ndryshme dhe u arrestuan gjatë operacionit “Catch 6”.
Një nga të arrestuarit është një 32-vjeçari i cili është i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.
25-vjeçari i arrestuar me inicialet M.N është i dënuar me mbi 3 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese. 24-vjeçari me inicialet E.K është arrestuar për përndjekje dhe është dënuar me 10 muaj e 20 muaj. Ndërsa 3 personat e tjerë janë të dënuar për vjedhje.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 6” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapën 6 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 6”, kapën dhe vunë në pranga 6 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin K. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin M. N., 25 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 24 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin L. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasin në kërkim G. K., 22 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij