Vjedhjet nga të miturit, Fatjon Softa: Një pjesë e tyre përdoren nga të rriturit pasi ligji favorizon minorenët

26 Maj 2021 | 19:53

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, në Tiranë kanë ndodhur rreth 400 vjedhje dhe 20% e autorëve kanë qenë minorenë, sipas Policisë së Shtetit. Eksperti i rendit, Fatjon Softa, tha në Euronews Albania se kjo përqindje e të miturve është problematike, për shkak se pas tyre në shumicën e rasteve mund të fshihen të rritur, të cilët i përdorin minorenët për arsye se ligji nuk rëndon aq shumë mbi ta.

“Mund të jenë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë por mund të jenë edhe të përdorur nga të rriturit për vjedhjen e banesave pasi ligji mund t’i favorizojë për të qenët minoren”, u shpreh z. Softa.

Fatjon Softa gjykoi se fenomenet shqetësuese që po shohim te minorenët vijnë edhe për shkak të tërheqjes së policisë për të mos u përfshirë sa duhet.

“Këta nuk janë të një zone të caktuar, vijnë nga zona të largëta që të mos njihen. Një njeri që bën vjedhje bëhet agresiv, ka edhe një mjet të cilët bëhen të rrezikshëm. Ky fenomen kërkon një angazhim më të madh të forcave të policisë dhe shoqërisë civile”, tha eksperti i rendit.

Ai tha se sipas tij, forcat policore janë më të angazhuara atëherë kur ka krime të rënda siç janë vrasjet dhe plagosjet, mirëpo anashkalojnë vjedhjet të cilat në këtë mënyrë zhvillohen duke përfunduar në rrjete kriminale.

“Më shumë impenjim policia merr kur ka një vrasje, kur ka një plagosje. Ndërsa veprat më të vogla nuk janë vlerësuar qartë dhe siç duhet dhe kjo ka marr hov. Duhen marrë në ndjekje penale edhe ata që janë mbrapa fëmijëve”, u shpreh z. Softa.

Eksperti Softa bëri një analizë ku tha se në krahasim me një vit me parë, krimi në vitin 2021 është rritur ndjeshëm dhe sipas tij, kjo ndodh për shkak se vëmendja e policisë ka qenë e fokusuar në çështje të tjera.

“Në krahasim vitet e kaluara, numri i vjedhjeve është shumë më i lartë. Nga janari deri më sot, çdo gjë në botën e krimit është rritur. Vjedhja, përdhunimet, vrasjet, atentatet, të gjitha këto kanë përkuar në këtë periudhë që ishte parazgjedhore. Vëmendja e policisë ka qenë e përqendruar te fushata dhe te probleme më madhore që ka pasur politika”, tha z. Softa.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026