Vjen dëbora? Meteorologu parashikon si nisin ditët e para të dhjetorit
Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë fillim muaji dhjetor, nga ku theksoi se reshjet do ti kemi prezente edhe këtë muaj.
Osmani shpjegon se në ditët e para të kësaj jave do kemi të bëjmë me rritje të temperaturave të ajrit, por ndryshe nga vendi jonë, në rajon do ketë prezencë të reshjeve të deborës.
“Këtë ditë të hënë do kemi intervale të gjata me diell, ndërsa në zonat malore do të kemi vranësira të herëpashershme.
Po ashtu, ditën e martë dhe të mërkurë pritet që në territorin shqiptar të ketë vranësira të dendura, duke shkaktuar reshje në të gjithë Shqipërinë. Do të kemi intensitete mesatare, kryesisht në jug do jenë në formën e rebesheve. Është dita e enjte që do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.
Dita e premte do vijojë po me reshje shiu, në juglindje me rebeshe, ndërsa pjesa tjetër do ketë sasi më të paktë shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 0 gradë celsius në zonat malore.
Nga dita e martë, e mërkurë dhe e enjte do të kemi rritje të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe maksimale.
Sa i përket situatës në rajon, mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, në vijim parashikohet që një pjesë e mirë e rajonit të ketë prezente vranësirat, por dhe reshje dëbore”, tha Hakil Omsani.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë