‘Vjeshta e artë e Kolonjës’, 40 piktorë shpalosin imagjinatën me ngjyrat e vjeshtës

31 Tetor 2022 | 20:55

“Vjeshta e Artë e Kolonjës” është quajtur kolonia e piktorëve këtë vit, ku më tepër se 40 piktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të kenë mundësinë për disa ditë të hedhin në telajo magjinë që fal treva kolonjare.

Gjethet shumëngjyrëshe, jeta e thjeshtë e fshatit, natyra e brishtë kanë qenë disa nga tematikat e piktorëve të ardhur.

“Unë jam nga Martinajt, ka disa vite që jetoj ne Prishtine. Me 4 kolegë piktorë kam ardhur në Ersekë. Këtu nuk kam qenë kurrë. Isha dhe në Leskovik. Mu realizua dëshira. Natyra është e shumëllojshme, e zhveshur, plot male, ngjyra atraktive, e verdhë, e kuqe. Është një kolorit i mrekullueshëm.”

“Jepi veshët muzikës, sytë pikturës e çfarë do me? Artistët kolloze e kanë thënë këtë. Nuk është Pikturë abstrakte, ndarja e gjinive është pjesë e edukate me të gjatë për ata që duan të ndjekin artet pamore”

“Une vij nga Kruja, sot pamë shumë natyre të bukur të qarkut të Kolonjës. Pamë Ersekën, fshatin Rehovë sot ishim më Leskovik. Rrugët të mrekullueshme. Zonë piktoreske”

“Unë jam 20 vjeç, kam zgjedhur të bëj peisazh natyre. Kam nisur që paradite, dritë e bukur gjatë drekës, duhet kapur. Hera e parë në Kolonjë. Shumë bukur, vjeshta në Kolonjë, Korçë etj është shumë e bukur”- shprehen piktorët.

Interesante ishte kjo mënyrë e të punuarit të këtij piktori, i cili linte ndërthurte imagjinatën me natyrën.

Plan efekt kur hedh boje Pikturës abstrakte.

“Kjo është pikturë ekskprizo abstraksion, shpërthyen nga dufi, natyra, nuk e kopjon por e imagjinon sipas dëshirës. Do e kuptojnë njerëzit, natyrën, vjeshtën, ne forme, e paraqet vet artisti në gjendje të brendshme”- shprehet piktori.

Zona e Kolonjës është një nga zonat me turistike të juglindjes, e cila vizitohet kryesisht nga turistët e huaj. 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026