Vjeshta turistike në Gjirokastër, rriten kërkesat për akomodime

6 Shtator 2024 | 17:30

Në këtë fillim shtatori qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat vazhdojnë të mirëpresin një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Përfaqësuesit e bizneseve turistike shprehen se rreth 60% e turistëve vijnë me grupe të organizuara ndërsa pjesa tjetër udhëtojnë si familje apo individë.

Turistët kryesisht të huaj në këtë periudhë preferojnë të vizitojnë monumentet e kulturës si dhe vlerat historike dhe arkitektonike të qytetit të gurtë.

 “Muaji shtator dhe tetor është pjesë e kulmit të sezonit turistik për Gjirokastrën sepse dihet që këto janë muajt  e sezonit  të turizmit kulturor  dhe Gjirokastra është një nga destinacionet kryesore, numri i vizitorëve ka qenë  shumë i lartë në këto ditë, të gjithë jemi dëshmitarë keni parë rrugët e pazarit plot, të gjitha strukturat akomoduese në pjesën më të madhe  janë të rezervuara sepse janë grupet  e turizmit kulturor”,-tha Maksim Hoxha,  kryetar i dhomës së tregtisë.

“Muaji shtator ka filluar mirë ne pothuajse kemi patur rezervime nga grupet në masën 60% dhe tani 20% ka edhe fluks turistësh që janë individë”,-tha Hysen Kodra, administrator biznesi turistik.

Trendi i lartë i vizitueshëmrisë turistike pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës. Tashmë rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë të ezauruara për muajt shtator dhe tetor duke e bërë qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat të përzgjedhurën e turizmit edhe në nivel kombëtar.

 “Kjo ecuri e shtatorit është edhe për muajin tetor  deri në javën e parë të nëntorit , shpresojmë që të ketë vazhdimësi edhe pas  javës së parë të nëntorit, gjithsesi  deri në këtë periudhë që po flasim  Gjirokastra në 70-80% është  e mbyllur përsa i përket prenotimeve”,-tha Maksim Hoxha, kryetar i dhomës së tregtisë.

Përgjatë periudhës së verës Gjirokastra u vizitua nga një numër i lartë turistësh, duke ndikuar pozitivisht për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe çeljen e vendeve të punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026