Vjosa drejt daljes, Ministria e Mbrojtjes shpall urgjentisht evakuimin e menjëhershëm të Novoselës
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka shpallur këtë të enjte njoftimin evakuim të menjëhershëm për banorët e Njësisë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, pas rrezikut të lartë nga përmbytjet.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, veprimet po kryhen në përputhje me Ligjin nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planin Kombëtar dhe Planet Vendore të Emergjencave Civile.
Evakuimi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), prefektin e qarkut dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë. Prioritet kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.
Transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura, ndërsa strehimi dhe asistenca bazë për qytetarët e evakuuar do të menaxhohet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, strukturat shëndetësore dhe sociale.
Banorët e zonave të prekura janë të lutur të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të kontaktojnë numrin e emergjencave për çdo ndihmë të menjëhershme.
Ministria e Mbrojtjes këtë të enjte ka bërë me dije se qarqet më problematike janë qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Ministria thekson se në terren janë angazhuar rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, mbi 20 mjete të rënda, 10 gomone shpëtimi dhe 15 pompa thithëse.
Në qytetin e Lezhës rreth 3,000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Mësohet se janë evakuuar dy familje dhe rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.
Nga ana tjetër në Vlorë, niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 9 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë, pa prezencë uji në banesa. Në Durrës po vijon punën për largimin e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, kryesisht në zonat e burgut, ish-Kënetës, Shkozetit dhe Nishtullës.
250 persona janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit të Forcave të Armatosura në Durrës dhe 55 persona në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones, janë në kuota maksimale, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë