Vjosa Osmani i kërkon Serbisë që t’i jap informacione për të zhdukurit

30 Gusht 2022 | 12:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kërkon Serbisë që t’i japë të dhëna dhe informacione për të zhdukurit me dhunë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

“Prandaj edhe sot bëj thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia përfundimisht të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregoj vendndodhjen e më të dashurve tanë, qytetarëve tanë për të cilët akoma nuk e dimë se ku janë”, u shpreh Osmani para mediave.

“Siç e dini në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve dhe institucionet e Kosovës janë duke e bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi ti jep përfundimisht Serbia t’i jap të gjitha  të dhënat që do të na qonin tek zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë”, tha më tej presidentja.

Ajo ka deklaruar se shpreson që në bashkëpunim me palën ndërkombëtare do të arrihet marrëveshje për të zhdukurit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur sepse Republika e Kosovës, jo vetëm që ka treguar konstruktivitet, por edhe ka dhënë propozime konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim, por kontribuojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Me ShBA-në dhe BE-në kemi bashkëpunuar në këtë drejtim, shpresojmë me trysninë ndërkombëtare të arrihet kjo marrëveshje që do ta shtrinte rrugën drejt zbardhjes së të zhdukurve me dhunë”,ka thënë Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026